Nuk bindi përballë Tunizisë, por Mandanda vendos rekordin e ri me Francën

schedule21:39 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:39 - 30 Nëntor, 2022

Ditën e sotme, Franca luajti përballë Tunizisë, me teknikun Deschamps, i cili vendosi të përdorte sot një formacion komplet të ndryshëm, me lojtar të rinj por edhe veteran.

Një ndër “veteranët” ishte dhe portieri Steve Mandanda, i cili vendosi dhe një rekord personal. Me moshën 37 vjeç e 247 ditë, portieri i Rennes është bërë lojtari më i vjetër, që ka veshur fanellën e kombëtares së “gjelave”, duke kaluar rekordin e Bernard Lamas, i cili luajti me kombëtaren në shtator të vitit 2000, teka ishte 37 vjeç e 148 ditë. /i.m /abcnews.al