Jose Mourinho nuk ka qëndruar pasiv në këtë merkato janari. Pasi arriti të bindë Toby Alderweireld të rinovojë dhe pasi largoi Christian Eriksen, Mou ka marrë një tjetër vendim. Strategu portugez vendosi të huazojë mbrojtësin e talentuar, Kyle Ëalker-Peters.
Ky i fundit luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe vetëm 22 vjeç, ka një të ardhme premtuese. Ishte Pochettino ai që e promovoi talentin anglez me ekipin e parë, por Mourinho nuk mendon t’i japë minuta.
Sa i takon afrimeve, “Special One” siguroi firmën e Gedson Fernandes, si dhe aktivizoi blerjen e Giovanni Lo Celso. Gjithashtu, flitet se “Gjelat” janë shumë pranë firmës me sulmuesin anësor të PSV, Steven Bergwjin./abcnews.al