Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk bëj më krime”, çfarë deklaroi Dardan Krivaca pak kohë më parë pasi rrahu një polic

schedule16:09 - 24 Gusht, 2021

schedule 16:09 - 24 Gusht, 2021

Dardan Krivaca, i arrestuari si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëjetueses 18 vjeçare në Ferizaj në seancën gjyqësore ku ishte dënuar për lëndimin e një polici, kishte kërkuar zbutjen e dënimit me premtimin se nuk do të bëjë më krime të tilla.

Në muajin shkurt Dardan Krivaqa, në seancën ku po gjykohej për lëndimin e një polici, kishte kërkuar nga Gjykatësi që t`i lehtësonte masën e dënimit me premtimin se nuk do të bënte më krime të tilla.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, Krivaca e kishte pranuar veprën penale se kishte kapur për qafe policin civil duke i vënë thikën në fyt, por se kishte deklaruar se këtë vepër e kishte kryer në ndikim të alkoolit.



Ai madje kishte kërkuar që t`i zbutet dënimi pasi i duhet të kujdesej për nënën e sëmurë dhe se nuk do ta përsëriste vepra të ngjashme.

“I akuzuari D.K.në shqyrtimin fillestar ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale e cila i’u vihet në barrë, shprehu keqardhje dhe është i penduar thellë”.

“Tutje ka deklaruar se në familje jeton vetëm me nënën e tij e cila është e sëmurë nga zemra dhe se e njëjta ka nevojë për përkujdesje e tij, se këtë vepër e ka kryer nën ndikimin e alkoolit dhe se nuk ka pasur qëllim që t’a lëndoj atë.

Po ashtu ai kërkoi nga gjykata që të i shqiptoj një dënim sa më të butë dhe i premtoi gjykatës se nuk do të përsërit vepra të tilla të ngjashme”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!