Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijon apelin e tij për të gjithë qytetarët që ditën e dielë të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryedemokrati përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, thekson se të gjithë qytetarët duhet të marrin pjesë në ndryshimin që duam pas 25 prillit.
“Të dielën merrni familjen dhe miqtë dhe shkoni të votoni për ndryshimin që duam të gjithë. #ShqipëriaFITON #Voto9 “, shkruan Basha.
Në spot paraqitet një çift bashkëshortësh të cilët diskutojnë në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje, ku gruaja thekson se duhet të jenë pjesë ndërsa burri thekson se nuk bëhet nami për dy vota.
Ndërkohë pjesë e dialogut mes çiftit bëhet edhe kryedemokrati Basha i cili thekson se të gjithë duhet të shkojnë të votojnë të dielën për ndryshimin.
Pjesa e dialogut:
Burri: Të dielën hapet koha do të ikim nga të shtëpisë?
Gruaja : Po të dielën janë zgjedhjet, unë dua të votoj. Ti vetë thua se kështu nuk vazhdohet më
Burri: Nuk bëhet qameti për dy vota
Basha: Ka të drejtë, të dielën merrni familjen dhe miqtë dhe shkoni të votoni për ndryshimin që duam. e.su./abcnews.al