Ulja e Jose Mourinhos në stol ka dhënë efekt pozitiv te Tottenham. Ekipi ka filluar të fitojë dhe lojtarët ndihen të lumtur e të lehtësuar. Por jo të gjithë. Christian Eriksen nuk ka ndryshuar mendim rreth së ardhmes së tij.
Danezit i përfundon kontrata në verë dhe as “Special One” nuk po e bind që të rinovojë sipas Daily Telegraph, që është hapur me fjalët: Më vjen keq Jose, por dua të largohem. Spurs nuk mund ta humbasin danezin me parametra zero në verë, kështu që do të shitet në merkaton e janarit.
Shumë klube interesohen për shërbimet e lojtarit, me Real Madrid, Juventus dhe Inter që janë gati t’i ofrojnë një kontratë dhe t’i plotësojnë çdo dëshirë. /abcnews.al