Nuk arrestonte trafikantët e drogës/ Nënkomisari i Fierit 2 muaj nën hetim, vepronte me standarde të dyfishta

schedule11:28 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:28 - 5 Dhjetor, 2023

Detaje të reja zbardhen në lidhje me pezullimin nga detyra të nënkomisarit Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Fier.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se kishte 2 muaj që Ismailaj ishte vënë nën hetim.

Duke marrë ryshfet, ai ka favorizuar persona të cilët shpërndanin drogëra në sasi të vogla, të cilët nuk i arrestonte.

“Ka pasur 2 muaj hetime për komisarin, kishte mbi 1 vit që ushtronte detyrën. Nënkomisari ka përdorur standarde të dyfishta në rastet për shpërndarësit e dozave të lëndëve narkotike. Kemi të bëjmë me shpërndarës të dozave në sasi të vogla. Disa persona që mund të kapeshin me doza të vogla, nuk arrestoheshin, ndërsa shpërndarës edhe me më pak doza, arrestoheshin. Kemi të bëjmë me dy akuza, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata dyshonte se ky zyrtar i policisë, duke favorizuar një person, dhe duke mos favorizuar një tjetër, ka marrë rryfshet, pra ka marrë para”, raportoi gazetarja Davidhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!