Qentë që mund të nuhasin praninë e bombave, që u lanë pas në aeroportin e Kabulit gjatë tërheqjen kaotike të amerikanëve tashmë “punojnë” për talebanët që i nxorën nga kafazët. Një numër i madh qensh u gjetën nga punonjësit e një kompanie që ju ngarkua të merreshin me sigurinë në zonat policore të amerikanëve dhe afganëve.
Punonjësit janë tashmë duke i trajnuar sërish qentë që të mund të shërbejnë sërish ndërsa aeroporti rihapet gradualisht pas mbylljes një mujore me marrjen e pushtetit të talebanëve më 15 gusht.
Ndërsa është ende e paqartë kujt i përkasin qentë, shumë prej tyre u gjetën në pjesën e aeroportit që përdorej nga forcat amerikane, dhe disa ishin trajnuar për të nuhatur eksplozivë, thonë mbajtësit e tyre të rinj.
Ata mbesin pas nga ndërhyrjes dy-dekadëshe amerikane e cila përfundoi me evakuimin e nxituar të më shumë se 120,000 njerëzve nga Kabuli në gusht. /abcnews.al/