Seria e parë e finaleve të Konferencës së NBA përfundon me kualifikimin e Denver Nuggets, të cilët mposhtën Lakers me rezultatin e ngushtë 113-111 dhe mbyllin në heshtje serinë 4-0.
Piloti ishte sërish Nikola Jokic me 30 pikë, 14 kërcime dhe 13 asistime që peshuan mbi kualifikimin në finalet e NBA. LeBron James me 40 pikë nuk mjaftoi për Los Angeles. Denver tashmë është në finale dhe pret fituesin e duelit mes Miami-Celtics, ku deri tani jaë 3-0 me ndeshje.
LeBron fillimisht kryesoi ekipin e tij, i cili shënoi 31 pikë para pushimit, por pas tij, në fushë janë parë vetëm Nuggets.
Lakers nuk mund të ndalnin serbin e Denver, Nikola Jokic, pasi ishte i magjishëm në këtë mbrëmje dhe çoi skuadrën e tij në finalet e NBA-së për herë të parë në histori./h.ll/abcnews.al