Divock Origi rikthehet në Milano.
Përmes një deklarate në faqen zyrtare, Nottingham Forest i ka dhënë lamtumirën sulmuesit belg, i cili mbërriti në klubin anglez verën e kaluar në formë huazimi, me të drejtë blerjeje prej 5.5 milionë eurosh në fund të huazimit.
Sulmuesi nuk arriti të bindte në Angli dhe për këtë arsye klubi i Nottingham ka vendosur që të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të Origi-t nga Milan-i.
Në 22 paraqitje me Nottingham, Origi shënoi vetëm një gol, ndërsa tashmë do duhet të rikthehet në Milano, te “kuqezinjtë” e këtij qyteti me të cilët ka kontratë deri në vitin 2026 nga e cila përfiton një pagë prej 4 milionë euro në sezon./ h.ll/abcnews.al