Notari më i mirë i Shqipërisë synon Olimpiadën, Koxhaku tepër ambicioz për “Paris 2024”

schedule12:56 - 26 Korrik, 2023

schedule 12:56 - 26 Korrik, 2023

Sezoni kombëtar përfundoi, por kjo nuk do të thotë se fillojnë pushimet.

Nëse dëshiron majat, duhet stërvitje, stërvitje dhe sërish stërvitje, e kështu bën Gresi Koxhaku, që u shpall notari më i mirë në Shqipëri në kampionatin kombëtar, qoftë për të rinj, qoftë për të rritur.

Shtatëmbëdhjetëvjeçari i ekipit të Tiranës shprehet  i lumtur në intervistën për Abc-në, ndërsa synon të shkojë në Olimpiadë.

“Stërvitje dhe me punë arrihet çdo gjë, jam shumë i kënaqur. Ky kampionat ishte shumë i rëndësishëm për mua pasi ishte kampionat kombëtar për të rinjë e për të rritur. Me garat që morëm kampionatin ishte 50 me stil delfin dhe 50 stil i lirë. Prisja edhe më mirë, por isha sëmurë.”

Pas 12 vitesh në not, Koxhaku dëshiron të shkojë me rezultat në Paris 2024, jo me ftesë.

“Synimi im është që të shkoj në Lojërat Olimpike. Tani në Izrael, kemi garë më 9 shtator. Unë dëshirë kam të arrijë një rezultat të mirë, për 2 ose 3 sekonda më mirë, ka ende kohë, mund ta bëj. Në notin shqiptar, askush nuk e ka arritur të futet në 16-tshen e më të mirëve. Unë kam 12 vite në not, por më përpara stërvitesha me vëllain, ndërsa tani me Tiranën”, u shpreh notari 17-vjeçar.

Trajneri i tij, Arian Fetishaj, që ka një ekip të fortë si Tirana, veçon padyshim Gresin.

“Veçoj Koxhakun, tre herë kampion absolut i Shqipërisë. Në kampionatin kombëtar, kupën e Shqipërisë dhe kampionatin kombëtar për të rinj e për të rritur.

Vitin që vjen kemi dhe olimpiadën, kemi një konkurrencë të fortë në kategorinë e meshkujve. Kemi notar nga Belgjika, Shqipëria, Italia e diaspora.

Në kampionatin botëror, nëse Koxhaku arrinë të futet në 16-tshen më të mirë të botës, mendoj se ky do të jetë suksesi më i mirë i Shqipërisë në stilin delfin. Ai i ka parametrat dhe rolin e duhur gjithashtu”, ka përfunduar trajner ArjanFetishaj./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!