Një çift Australian janë gjendur duke notuar shumë pranë një peshkaqeni.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet me dron që kanë kapur momentin e tmerrshëm kur peshkaqeni po notonte shumë afër banorëve në një plazh të Sidneit, Australi.
Videoja e shpërndarë nga DroneSharkApp tregon momentin kur dy notarë po shkonin drejt një grupi të peshqve salmon, gjatë zhytjes së tyre mëngjesin e së shtunës në plazhin ikonik Bondi.
Derisa po notonin afër grumbullit të peshqve, një peshkaqen u shfaq aty papritur./abcnews.al