Situatë e vështirë te Norvegjia dhe Ukraina. Omar Elbdellaoui, mbrojtësi i kombëtares nordike u prekur nga koronavirusi dhe një gjë e tillë ndikoi që të anulohej ndeshja e Nations League kundër Rumanisë (rrezikohet humbja 3-0 në tavolinë).
Infektimi i lojtarit të Galatasarayt ka detyruar drejtuesit e Federatës që të urdhërojnë të gjithë lojtarët e kombëtares të futen në karantinë. Norvegjia do të përballet me Austrinë jashtë fushe ditën e mërkurë.
Tutta la Nazionale della #Norvegia è stata posta in isolamento: convocati 18 nuovi giocatori per la #NationsLeague https://t.co/Gcfr74yNpI
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 16, 2020
Kjo ndeshje do të zhvillohet rregullisht dhe trajneri ka ftuar 18 lojtarë të rinj për duelin ndaj ekipit austriak. Dy raste pozitive edhe tek Ukraina. Djemtë e Andriy Shvechenkos humbën 3-1 dy ditë më parë.
Kombëtarja e Ukrainës i është nënshtruar tamponëve të radhës dhe dy prej lojtarëve që zbritën në fushë përballë gjermanëve të Joachim Low, kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera. /abcnews.al