Norvegjia ka shkallën e vdekshmërisë më të ulet nga koronavirusi, zbuloni arsyet pse

schedule05:15 - 27 Prill, 2020

schedule 05:15 - 27 Prill, 2020

Shkalla e vdekshmërisë në Norvegji nga Covid-19 është rreth 0.45 përqind. Kjo është shumë e ulët në krahasim me vendet e tjera ku virusi është i përhapur.

Deri më sot, Norvegjia është në mesin e vendeve në botë me pjesën më të madhe të infeksioneve të regjistruara në koronë në popullatën e saj.

Me rreth 3300 persona të infektuar, dhe me vetëm 14 vdekje, situata e Norvegjisë është shumë e pazakontë në krahasim me një numër vendesh të tjera.

Didrik Vestrheim, këshilltar në Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik thotë se një arsye kryesore se pse vendi ka vdekshmëri të ulët nga koronavirusi është  numri i lartë i testime në vend. Norvegjia renditët në vendet e para për nga numri i testime në botë.

Dag Berild, një profesor dhe doktor i mjekësisë infektive në Universitetin e Oslo-s beson se trajtimi i pacientëve me koronavirus do të jetë më i lehtë në Norvegji, falë faktit se spitalet Norvegjeze kanë pasur shumë më pak probleme me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve sesa shumica e vendeve të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!