Reagimet të shumta po shtohen pasi Suedia konfirmoi se do të ndiqte hapat e Finlandës dhe do të aplikonte për anëtarësim në NATO.
Norvegjia, Danimarka dhe Islanda u zotuan së bashku për “fqinjët e tyre nordikë”, duke u ofruar mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.
Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë, tha në një deklaratë: Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO.”
Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO. /abcnews.al