Norvegjia dhe Danimarka i japin Ukrainës 9 mijë fishekë të tjerë artilerie

schedule20:07 - 15 Qershor, 2023

schedule 20:07 - 15 Qershor, 2023

Norvegjia dhe Danimarka do t’i dhurojnë së bashku Ukrainës 9,000 fishekë shtesë artilerie “brenda një kohe të shkurtër”, tha të enjten Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes.

Norvegjia po siguron predha, ndërsa Danimarka po kontribuon me siguresat dhe ngarkesat e karburantit, shkruan CNN.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të demonstruar mbështetjen tonë për Ukrainën”, deklaroi ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram. “Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër forcave pushtuese ruse për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Danimarkës, Troels Lund Poulsen u shpreh se “Ukraina ka ende një nevojë urgjente për municion në luftën e saj kundër Rusisë”.

Poulsen tha gjithashtu se vetë Danimarka do të dhurojë 1500 fishekë të tjerë të plotë artilerie dhe 500 predha.

Duke përfshirë donacionet e reja, Norvegjia ka dhuruar gjithsej 27,000 fishekë artilerie vetë, dhe 17,000 të tjera së bashku me Danimarkën.

“Raundet e artilerisë mund të përdoren në disa lloje artilerie, duke përfshirë M109 që Norvegjia ka dhuruar më parë,” tha Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!