Norman: “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus, i zhgënjyer për ndryshimet Kushtetuese

schedule13:27 - 13 Tetor, 2020

schedule 13:27 - 13 Tetor, 2020

Nga Korça ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman deklaroi se është me prioritet formimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, megjithatë shprehu zhgënjimin që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Po ashtu ai tha për mediat se është i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese që u miratuan në Kuvend.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar aspak. Politikanët  sigurisht duhet të punojnë bashkë për zgjedhje të lira. I zhgënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe duhet të jetë prioritet formim i saj”, ka deklaruar diplomati britanik. g.v/abcnews.al