Nord Stream 2 shpall falimentin, pushon të gjithë punonjësit

schedule21:36 - 1 Mars, 2022

schedule 21:36 - 1 Mars, 2022

Nord Stream 2, kompania me bazë në Zvicër që ndërtoi tubacionin kryesor të gazit që lidh Rusinë me Gjermaninë ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, ha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF.

Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë. Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.

Rreth 106 punonjës, e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes, tha drejtoresha Silvia Thalmann-Gut, duke përmendur sanksionet e SHBA kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të saj sot.

SHBA vendosën sanksione ndaj Nord Stream 2 AG javën e kaluar pasi Rusia njohu dy rajonet e shkëputura me Ukrainën para se të niste sulmin ushtrarak në të gjithë vendin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!