Nora Malaj, e trishtuar për vdekjen e “Ver Llapës”: Ai ishte njeriu i mirë, i vërteti, i Tiranës sonë!

schedule12:13 - 19 Nëntor, 2020

schedule 12:13 - 19 Nëntor, 2020

Ish zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka postuar në rrjetin social një mesazh të ngushëllimi për humbjen e jetës së bohemit që e njihnin si “Ver Llapa”.

Malaj shkruan se e ka trishtuar shumë ky lajm, pasi Veri ishte një njeri shumë i mirë dhe kishte shoqëruar atë dhe gjithë brezin e saj në Tiranë.

Ajo ka ripostuar edhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve Ilir Cumani.

Postimi i Nora Malajt:

“Mirëmgjes miqtë e mi !

Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim

në rritjen e moshimin tonë, Verin që e njihnim jo vetem ne që jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh .

Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mir?, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !

/abcnews.al