Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nora Gjakova thotë “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e Kosovës mbyll karrierën e lavdishme

schedule13:47 - 1 Janar, 2026

schedule 13:47 - 1 Janar, 2026

Ka qenë elita e elitës.

Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën.

Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti.



Xhudistja e nivelit maksimal, u shpall kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020.

Në peshën deri 57 kg ajo mundi në finale francezen Sizik me rezultatin 10-0.

Gjakova ka fituar të artat olimpike po ashtu si Kelmendi dhe Krasniqi, duke qenë të vetmet në histori për Kosovën, një arritje e jashtëzakonshme për një vend që hyri në konkurrim vetëm në 2016 në Rio de Zhaneiro.

Në 2018, pati suksesin tjetër të madh, titullin kampione e Europës në Izrael, gjithnjë në peshën deri 57 kg kur mundi në finale gjermanen Tereza Shtol.

Në kampionatet botërore arriti medaljen e bronzit, pra vendin e tretë në 2021 në Budapest, ndërsa podiumet janë të shumta.

Gjakova ka gjithsej 35 medalje ndërkombëtare, pra olimpike, botërore, europiane, në Mastersat botërorë, në Grand Slem e Gran Pri, me 12 të arta, 9 argjendi dhe 14 bronzi.

Në mesazhin në rrjetet sociale, xhudistja e shquar falenderoi këtë sport që e bëri të njohur, trajneri Driton Kuka, shtetin e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarët.

Ajo ka qenë kolonele e forcave të armatosura të Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë.

Ashtu si Majlinda Kelmendi, Gjakova do të vazhdojë me sportin si trajnere./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!