Nora Gjakova nuk pyet për rivalen serbe, fiton dhe del e 3-ta në botë

schedule17:20 - 8 Qershor, 2021

schedule 17:20 - 8 Qershor, 2021

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botërort të xhudos, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja dardane mposhti serben Marica Perisic. Ajo e nisi ndeshjen fort dhe ia doli të triumfonte në duelin e zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Gjakova kishte mposhtur më parë polaken Julia Kowalczyk, më pas Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale. Aty më pas u mposht nga kanadezja Jessica Klimkait. / abcnews.al