“Non-Paper”, Presidenti slloven: BE të zgjerohet në Ballkan, brenda Unionit kufijtë bëhen më pak të rëndësishëm

schedule15:20 - 6 Maj, 2021

schedule 15:20 - 6 Maj, 2021

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë një konference me Presidentin Ilir Meta në Tiranë, ka deklaruar se Sllovenia do të punojë në pranimin në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ai është ndalur edhe tek “Non – Paper” i famshëm që u zbuluar në Slloveni dhe ku përflitej për një ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan, por sipas Presidentit të Sllovenisë, nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE, kufijtë janë më pak të rëndësishëm.

Pahor: Kam kënaqësinë time të kem rastin për një bisedë të gjatë në Ballkanin Perëndimor që do i kushtohet konferenca në Lubjanë më 17 maj të këtij viti. Në Bërdo në Slloveni do takohemi që të nxisim reformën e pranimit të Ballkanit Perëndimor për në BE. Mendoj që ky takim do të jetë i rëndësishëm, më i rëndësishëm në 10 vitet e fundit. Për shkak të ngecjes. Mendimi im është se udhëheqësit e këtij nisme në mes të majit të japim për përvojën tonë personale konsensusin. Bashkë me Metën, mikun tim do angazhohemi që në konkluzionet në takimin e ardhshëm të japim një porosi bindëse mbi zgjerimin. Se duhet të kenë parasysh jo vetëm shtetin por gjithë rajonin. Do ulej mundësia e debatit për ndryshim kufijsh. Ky proces nuk mund të përfundojë në mënyrë të paqëta. Nëse anëtarësohen kufijtë bëhen më pak të rëndësishëm. Ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk bëhen pa flijime. Në këtë kohë jo të thjeshtë edhe për problemet e brendshme të BE. Në këtë kohë të komplikuar të japim një ide të re si të zhvillojmë më shpejt. Nuk është detyrë e lehtë. Do takohem edhe me Milanovic. Këto vizita shërbejnë të bëjmë të pamundurën të sigurojmë paqe dhe të kthejmë një besim në të ardhmen e tyre.

Pahor është pritur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ndodhet në Shqipëri në një vizitë në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10 të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni.

Gjatë konferencës me Presidentin Meta, Pahor foli për samitin e Brdo-Brijunit teksa tha se zgjerimi i BE në Ballkan i shërben paqes dhe stabilitetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!