“Non grata” nga Britania, djali i ish-Presidentit Nishani: Berisha e ka fituar betejën me historinë

schedule13:54 - 23 Korrik, 2022

schedule 13:54 - 23 Korrik, 2022

Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga Britania e Madhe.  Përmes një postimi në Facebook, Nishani shkruan se Berisha e ka fituar betejën me historinë pasi partia shtet ka kapur çdo institucion të varur dhe të pavarur.

Postimi i plotë:

Sali Berisha e ka fituar betejen e tij me historine!

Fleterrufeja e fundit me shume sesa nje sulm personal ndaj Sali Berishes eshte nje perpjekje, disi zhgenjyese, per te percare dhe dobesuar opoziten dhe per rrjedhoje demokracine ne Shqiperi. Opozita shqiptare ne 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit. Rikthimi i Sali Berishes ne krye te saj eshte nje shkendije shprese jo vetem per ne demokratet, por per te gjithe ata shqiptare, te cilet duan te clirohen nga kthetrat e regjimit banditesk te Edi Rames.

Sot demokracia ne Shqiperi eshte me e dobet se kurre ne keto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur cdo institucion te varur e te pavarur, ka ndryshuar kushtetuten me mandate te blera pa perfillur as edhe nje cast vullnetin e popullit, ka ndyshuar kodin zgjedhor dhe ne bashkepunim me krimin ka bere cdo gje per ta pamundesuar voten e lire dhe rotacionin e pushtetit.

Winston Churchill, titani i politikes britanike dhe asaj boterore thoshte:

“ Ne fund, dedikimi me i madh ndaj demokracise eshte njeriu i thjeshte, pa pushtet, i cili niset drejt kutive te votimit me nje laps ne dore e vendos nje kryq ne nje cope letre – asnje lloj thirrje apo retorike nuk do te ul kurre rendesine madhore te ketij akti.”

Prandaj dhe shqiptaret ne diten e votimit, nuk do te kete fleterrufe qe ti ndaloj te ushtrojne aktin primar te demokracise dhe te shporrin regjimin banditesk te Edi Rames!/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!