Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia gjatë intervistës për Abc News tha se shpallja non grata e Sali Berishës është një lobim nga ana e qeverisë.
“Deklaratat për non grata më duket më qartë se kurrë se ka qenë një çështje lobingjesh të inicuara nga Edi Rama dhe qeverisja e tij, segmente të shtetit shqiptar të përfshira në afera korruptive edhe me persona jashtë Shqipërisë si McGonigal, çka nxori në pah qartazi implikimin e Ramës në lobimin kundër jo vetëm thjesht Berishës por kundër opozitarizmit të vërtetë në Shqipëri.”, tha ai.
Sipas tij, fakti që Sali Berisha është non grata nuk do të ndikojë në zgjedhje.
“Non grata nuk e pengon garën. As fakti i përdorimit të të gjitha instrumenteve të shtetit shqiptar. Nuk do ta pengojë as implikimi i administratës i përditshëm në fushatë elektorale, as paratë e pista, as implikimi i strukturave kriminale në këtë fushatë. Fitoren e opozitës nuk do të ketë forcë në botë që ta ndalojë. Shkodranët mezi presin 14 majin për t’i dhënë përgjigje me votë një qeverie që ka treguar një sens armiqësie në Shkodër më shumë se kushdo tjetër.”, tha Spahia./abcnews.al