“Nomadët digjitalë po zhvillojnë ekonominë”, eksperti i IT: Shqipëria, kosto të ulëta për të jetuar

schedule14:24 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:24 - 1 Shtator, 2023

Shqipëria është kthyer në një nga destiancionet e preferuara për nomadët digjitalë.

“Parajsa” e fshehur e Evropës sipas mediave të huaja po mbledh jo vetëm turistë por edhe të huaj të cilët vendosin të qëndrojnë më gjatë dhe të punojnë në Shqipëri.

Qeveria shqiptare po përpiqet ta pozicionojë vendin si një qendër për nomadët dixhitalë, për të cilët kanë ofruar lehtësira ligjore, por edhe fiskale.

Për të gjithë nomadët që zgjedhin vendin tonë, punonjësit pajisen me leje unike dhe nuk paguajnë taksa për një vit.

Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë variojnë nga 50 mijë deri ne 100 mijë dollarë në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!