Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nokaut që trondit Gjermaninë / Ardian Krasniqi rrëmben titullin WBO dhe shpall synimin botëror

schedule10:48 - 2 Shkurt, 2026

schedule 10:48 - 2 Shkurt, 2026

Në lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka treguar sesi ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij, duke triumfuar në mënyrë spektakolare në Shtutgart, ku rrëmbeu titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship.

I njohur si “gentleman-i i ringut gjerman”, Krasniqi mposhti argjentinasin Gaspar Fernandez me nokaut brutal, pas një serie goditjesh të forta dhe të përgjakura që detyruan gjyqtarin të ndërpresë përballjen përpara kohe.
“Jam krenar që arrita ta përfundoj ndeshjen para kohe,” – u shpreh Ardiani, duke theksuar se kjo ishte ndeshja e fundit e vitit, e zhvilluar në dhjetor.

Përballja u ndoq nga rreth 2.500 spektatorë, të cilët e shndërruan sallën në një arenë të vërtetë boksi, mes brohoritjeve dhe adrenalinës maksimale. Kjo fitore shënon fitoren e 12-të radhazi në boksin profesionist, të gjitha të arritura me nokaut, duke e mbajtur Krasniqin të pamposhtur.



Kalimi i tij nga boksi amator në atë profesionist ndodhi në qershor 2022, ku debutoi ndaj rivalit me përvojë Istvan Kiss, duke zgjedhur që në fillim kundërshtarë të fortë për të testuar veten.
Sot, Ardian Krasniqi është kampion gjerman në peshën gjysmë të rëndë, kampion WBO Intercontinental, i renditur WBO #14, botë #128 dhe #11 në Gjermani – statistika që flasin për një karrierë në ngjitje të shpejtë.

“Tani synoj tituj europianë, kundërshtarë të nivelit botëror dhe, në fund, statusin e kampionit botëror,” – thekson boksieri shqiptar.
Pinjoll i dinastisë Krasniqi, Ardiani vjen nga një trashëgimi e fortë boksi. Nip i ish-kampionit europian të peshës së rëndë Luan ‘The Lion’ Krasniqi, ai e ka të qartë misionin: “Me vëllain, babain dhe xhaxhain tim në krah, do ta lartësoj emrin Krasniqi të ndritshëm në ring.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!