Noka mbyll protestën: Fitore! Përfundon brenda orarit dhe normave revolucioni i rrathëve

schedule19:55 - 29 Tetor, 2024

schedule 19:55 - 29 Tetor, 2024

Ka përfunduar brenda orarit të përcaktuar protesta e opozitës e ndarë këtë herë në 6 kryqëzime të vendit. Për tre orë, deputetë të opozitës, bllokuan qarkullimin në 6 akse kryesore si Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan.

Pavarësisht thirrjeve të policisë për lirimin e akseve rrugore, pasi përbën vepër penale, protestuesit i mbajtën ato të bllokuar nga ora 17:00 deri në 20:00.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani u konfrontuan me policinë te mbikalimi i Kamzës. Disa protestues dogjën goma.

 

Pas mbylljes së protestës, Noka tha se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit. Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën. Por me këtë sjellje të tyre ata trguan se janë në panik dhe mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta. Qëndresa, rezistenca jonë do të vazhdojë. Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj”, deklaroi Flamur Noka.

Më herët gjatë protestës, ai tha se opozita është në mosbindje civile dhe shtoi se destinacioni do të jetë Surreli.

“Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor. Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyrea e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar. Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë.  Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare. Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë”, deklaroi Noka.

Ndërkaq, forcat “Shqiponja” dhe efektivët e FNSH ishin në gatishmëri për të ndërhyrë.

“Janë efektivët e FNSH, forcat ‘Shqiponja” që janë pozicionuar shumë pranë vendit ku janë pozocionuar protestuesit. Presim ndërhyrje nga momenti në moment. Të gjithë punonjësit e polciisë janë pajisur me skafandra, maska kundra gaz, janë në gatishmëri. Në këto momente, punonjësit e policisë janë duke marrë urdhrat e fundit të eprorëve të tyre. Të gjithë efektivët e policisë në gatishmëri”, theksoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!