Një rrugë prej 6.3 kilometrash lidh Shqipërinë me Kosovën, në zonën e fshatrave Kërstec-Pakishtë-Zapod, me investim prej 2.6 milionë eurosh.
Këto fshatra lidhen kështu me Prizrenin dhe Dragashin. Rruga është arritje e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që banorët të lëvizim lirshëm në këto zona të thella. Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave. Kjo është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023.
Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Kosovën, përkatësisht me komunën e Dragashit. Shkojme drejt këtyre fshatrave për të zbritur më pas në Dragash.
/ abcnews.al