N’kufi/ Fshatrat e bjeshkëve, mësuesi që u bë hamall, paguhet më shumë!

schedule18:33 - 6 Prill, 2025

schedule 18:33 - 6 Prill, 2025

Banorët e zonave kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës lejohen të kalojnë kufirin tokësor në bazë të regjimit të trafikut lokal kufitar, me kusht që: të posedojnë një dokument të vlefshëm identifikimi; lejen e trafikut lokal kufitar; të mos jenë subjekt i një mase të ndalimit të hyrjes në territorin e palëve nënshkruese ose që nuk përbëjnë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në bazë të marrëveshjes së firmosur në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, termi “zonë kufitare” nënkupton zonën që arrin jo më shumë se tridhjetë 30 kilometra nga kufiri tokësor. “Leja e trafikut lokal kufitar” nënkupton një dokument të veçantë që u jep të drejtën banorëve të zonës kufitare ta kalojnë pikën e kalimit të kufirit dhe jashtë tyre dhe të qëndrojnë në zonën kufitare të palës tjetër nënshkruese në përputhje me dispozitat e kësaj marrëveshjeje.

Shkojmë pikërisht në njërën nga këto zona të trafikut local kufitar që lidh fshatin Turaj në Shqipëri me fshatin Restelicë në Kosovë. Fshati Turaj ose fshati mes bjeshkëve, siç e quajnë vendasit, shtrihet mes pllajash në lartësinë 1506 metër mbi nivelin e detit. Përballë fshatit shtrihet mali i Kallabakut. Fshati ka tani më pak se 20 shtëpi.

Shkojmë drejt anës tjetër të kufirit, në fshatin Restelicë. Fshati Restelicë është fshati më i madh në zonë. Në vitin 2012, ndodhi tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të së njëjtës familje. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm një vajzë, në atë kohë, 7-vjeç, Amsera Reka, e cila humbi nënën, babain, vëllain dhe gjyshërit.

Janë rreth 300 mijë banorë, që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky lehtësim i trafikut lokal kufitar. Do të thotë që mund të ndjekin lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojnë të punojnë në të dy anët e kufirit, pa pasur nevojë për asnjë dokument, për asnjë leje, pra me një qarkullim krejtësisht të lirshëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!