Njohu pavarësinë, Izraeli: Kosova, vendi i parë me shumicë myslimane me ambasadë në Jerusalem

schedule22:10 - 4 Shtator, 2020

schedule 22:10 - 4 Shtator, 2020

Pas njohjes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Izrael në qytetin e Kudsit, Jerusalem.

Netanyahu u shpreh se “Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë të popullsisë myslimane që hap ambasadën në Kuds. Siç thashë më parë, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe vende të tjera pritet të bashkohen”, ka deklaruar Netanyahu.

Donald Trump i telefonoi Netanyahut gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe i përgëzoi dy kryeministrat për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës./ d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!