Helena Seger i është rikthyer edhe njëherë momentit kur u njoh me Zlatan Ibrahimovic. Gruaja e sulmuesit të Milanit, e cila është 11 vite më e madhe në moshë, ka rikujtuar njohjen me bomberin e njohur në prononcimin e dhënë për revistën Elle.
Çifti ka dy fëmijë, teksa Helena njihet për jetën e thjeshtë që bën, larg mediave dhe pak aktive në rrjetet sociale. “Zlatan kishte parkuar keq Ferrarin e tij në një parking në Malmo. E kishte lënë në një mënyrë të tillë që pengonte daljen e Mercedesit tim.
Me një ton të ashpër i kërkova të më hapte rrugën. Isha me nerva, teksa atij i pëlqeu një gjë e tillë. Nuk është e lehtë të jetosh me të, por e pranoj, as me mua nuk është. Martesa? Jam kundër, sepse mund të cenojë ndjenjën time të privatësisë.
Nuk më pëlqen të më etiketojnë thjesht si gruaja e një futbollisti, apo misi i një konkursi bukurie. Kam edhe unë karrierën time, mendoj se njerëzit nuk e dinë që kam studiuar, punuar dhe luftuar shumë. Kjo është diçka që e vlerëson Zlatan“, thekson Helena. /abcnews.al