Njohja e patentave shqiptare nga Gjermania, ambasada: Ka nevojë për përmirësime, së shpejti ekspertë

schedule16:50 - 18 Shkurt, 2020

schedule 16:50 - 18 Shkurt, 2020

Një delegacion nga Berlini ndodhet në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procedurat mbi dhënien e patentave nga shteti ynë, për diskutuar më pas fillimin e procesit për njohjen e tyre në Gjermani.

Ambasada shqiptare në Gjermani bën me dije se pala gjermane konstaton se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare, por shton se  për këtë do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, është e rëndësishme marrja e të tjerave masa për të përmirësuar sigurinë rrugore në vendin tonë.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë.

Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm.

Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë./abcnews.al