Njoftojnë për ekzekutimet disa orë para, të dënuarit me vdekje në Japoni padisin autoritetet

schedule12:28 - 5 Nëntor, 2021

schedule 12:28 - 5 Nëntor, 2021

Në Japoni të dënuarit me vdekje lajmërohen vetëm disa orë para kryerjes së ekzekutimit, dhe për  këtë arsye dy të dënuar në vend, kanë ndërmarrë procedura ligjore, shkruan The Guardian

Avokatët e tyre e kanë cilësuar si një procedurë çnjerëzore, gjithashtu edhe grupet në mbrojtje të të drejtave të njeriut prej kohësh e kritikojnë këtë praktikë. Ata këmbëngulin se një praktikë e tillë ndikon shumë në shëndetin mendor të të dënuarit.  Këta të fundit jetojnë me frikë çdo ditë duke menduar se do të jetë e fundit.

Por autoritetet japoneze thonë se kjo bëhet për të mos vuajtur deri në ditën ekzekutimit, dhe pse në vende të tjera të dënuarit me vdekje kanë kohë që të përgatiten mendërisht. Dy të dënuarit kanë kërkuar 143,000 paund dëmshpërblim për dëmtimin emocional që iu është shkaktuar, raporton abcnews.al

Në një raport të vitit 2009, Amnesty International akuzoi Japoninë për trajtimin mizor dhe poshtërues, duke përfshirë kohën e shkurtër që u jepet të burgosurve për t’u përgatitur për ekzekutimin e tyre dhe vitet e shumta që kalojnë në izolim. Organizata gjithashtu ka kritikuar Japoninë për ekzekutimin ose izolimin e të burgosurve të sëmurë mendorë.

Dënimi me vdekje në Japoni zakonisht vendoset në rastet që përfshijnë vrasje të shumta. Sipas sondazheve, shumica mbështesin dënimin me vdekje, veçanërisht pas krimeve të profilit të lartë si sulmi me gaz në 1995 në metronë e Tokios nga anëtarët e një kulti.

Aktualisht janë më shumë se 100 të dënuarit me vdekje në Japoni, por nuk ka pasur asnjë ekzekutim këto dy vite.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!