Njihuni me ushqimin më të konsumuar në të gjithë botën

schedule15:22 - 7 Janar, 2020

schedule 15:22 - 7 Janar, 2020

Orizi i cili  është i pranishëm në qindra varietete në menynë tonë të përditshme  mbetet ushqimi më i konsumuar në botë.

Përdorimi kulinar i kësaj bime barishtore është përdorur  për herë të parë në Azi, ku tashmë konsumohet që prej 10,000 vitesh dhe ende mbetet ushqimi kryesor për miliarda njerëz.

Pastaj, përmes Greqisë, orizi u përhap gjithashtu në Evropë, duke u vlerësuar për vetitë ushqyese dhe tretshmërinë e lehtë.

Përshtatshmëria ndaj territoreve dhe temperaturave të ndryshme ka siguruar sukses në çdo cep të botës.

Përveç orizit (dhe drithërave), midis ushqimeve më të njohura në mbarë botën, janë edhe makaronat dhe pica të cilat janë specialitete të Italisë por preferohen në të 5 kontinentet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!