Portierët janë më jetëgjatët në futboll, përgjithësisht. Në Itali pesë lojtarët që kanë patur një karrierë më të gjatë janë “gardianë”, madje një prej tyre luan akoma dhe bëhet fjalë për një legjendë si Gianluigi Buffon. Rekordin e mban Marco Ballotta, kurse në vendin e pestë është një tjetër emër i njohur i portës, Dino Zoff. Më poshtë ju sjellim pesë lojtarët më jetëgjatë në Serie A.
Tashmë 55 vjeç, portieri e ka mbyllur karrierën e tij te klubi i Lazio, në vitin 2008. 44 vjeç dhe 38 ditë pas lindjes ai e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke qenë lojtari më jetë gjatë në elitën e futbollit italian. Ballotta ka vedhur edhe fanellën e Interit.
Francesco Antonioli punon si trajner portierësh te Cesena dhe është lojtari i dytë më i vjetër që ka luajtur në Serie A. 50-vjeçari e ka mbyllur karrierën te Cesena në vitin 2012, kur kishte 42 vite dhe 235 ditë që kishte lindur. Në fillimet e karrierës, për gjashtë vite ka qenë pjesë e Milanit.
Gianluigi Buffon luan akoma dhe së shpejti mbush 42 vjeç dhe mund të tentojë të renditet në vendin e dytë në listën e lojtarëve më të vjetër që kanë luajtur ndonjëherë në kampionatin italian. Në Itali, veç Juventusit, ka luajtur edhe më Parmën.
Alberto Fontana ka luajtur gati deri në moshën 42 vjeçare. Karrierën e ka mbyllur te skuadra e Palermos në vitin 2009. 53-vjeçari numëron eksperienca të ndryshme në Itali, ku spikasin mes tyre klube si Interi, Atalanta dhe Napoli.
Kampion Europe dhe kampion bote me Italinë. Karrierën si portieri, Dino Zoff e ka mbyllur karrierën te Juventusi në vitin 1983. Kishte pak kohë që i kishte mbushur 41 vjeç. Portieri i njohur karrierën si profesionist e nisi tek Udinese, për të kaluar më pas te Mantova e Napoli. Zoff për 11 vite mbrojti portën e bardhezinjve. /abcnews.al