Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të jenë dy futbollistët më të mëdhenj të kësaj gjenerate, por është një hipiste daneze e cila i lë shumë pas sa i përket pasurisë. 31-vjecarja Anna Kasprzak ka përfaqësuar Danimarkën në lojërat olimpike të kalërimit artistik në vitet 2012 e 2016, dhe është një nga sportistet më të pasura në botë.
I treti në listën e sportistëve më të paguar në botë nga Forbes për vitin 2021 Ronaldo ka arkëtuar vjet rreth 100 milionë dollarë në llogarinë e tij. Por edhe pse nuk njihet jashtë fushës së saj, pasuria e Kasprzak llogaritet nga revista Forbes në rreth 1.1 miliardë dollarë, dhe jo vetëm nga aktivitetet me kuajt.
31-vjeçarja, bashkë me vëllain Andre dhe nënën Hanni, zotëron prodhuesit e këpucëve ECCO, kompani e përhapur në 90 vende me 2,200 dyqane. Duke u kthyer tek Messi dhe Ronaldo, sipas llogaritjeve, pasuria e përbashkët e tyre arrin pak më poshtë se 900 milionë dollarë. /abcnews.al/