Njihuni me Erjonin nga Lezha, me mbetje bën punime artizanale

schedule15:57 - 28 Gusht, 2021

schedule 15:57 - 28 Gusht, 2021

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi një artizan. Erjon Elmazi nga Lezha grumbullon mbetje të ndryshme, vazo, tela apo dhe copa drurësh dhe me to realizon abazhurë. Ai nuk ka pasur fare njohuri për punimet artizanale, por mësoi duke eksploruar në internet.

“Duke ecur në bregdet shihja mbeturina, shish qelqi, kanaçe dhe fillova ti mbledh më pas, pashë në internet. Në bregdet kam marrë këtë rrënjë druri dhe e kam kthyer në abazhur”

Edhe për elektricitetin kishte pak njohuri, ndërsa për përpunimin e druri nuk dinte asgjë. Madje pranon se fillimisht dështoi.

“Më vjen pak për punime elektrike por nuk kisha njohuri për punimin e drurit dhe fillimisht kam bërë disa gabime.”

Kaloi vështirësitë dhe ja doli të bëjë abazhurë. Për punimet e para u inkurajua nga miqtë e tij. Ata i pëlqyen dhe Elmazaj e vazhdoi këtë zanat.

“Bërë disa dhe jua dhurova miqve. Ata i pëlqyen.”

Gazetari i ABC, Gjergj Figuri raporton se artizani ka marrë pjesë dhe në panaire. Plehrat e shndërrua në abazhurë kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

“Nisi si hobi dhe tani po bëj më shumë se kërkojnë. Thonë ua sa bukur. I pëlqejnë e më pyesin. Pyesin si e ke bërë këtë spango që e kam ngrirë, por dhe kur shohin këto copa druri që i ka nxjerrë deti dhe shohin si i kam bërë, habiten.”

Deti i sjell ne breg lloj-lloj mbeturinash, ndaj Erioni mendon te shtoje llojet e punimeve artizanale. Ndaj të realizojë dhe punime të personalizuara.

“Deti sjell shumë objekte ja shiheni këtë shishe si e kam punuar.”

Turizmi nuk ka kuptim pa artizanët. Ndaj Erjon Elmazaj ka vendosur që të prodhojë sa më shumë objekte të vlefshme. Kjo jo vetëm për të kontribuar në pastrimin e mjedisit por dhe për shkak të interesit të turistëve që dëshirojnë të marrin me vetë nga Lezha për kujtim një objekt të veçantë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!