Njihet si “Tony Montana” i Dallas/ Historia frymëzuese e shqiptarit që zotëron 16 sipërmarrje në SHBA

schedule08:42 - 6 Maj, 2024

schedule 08:42 - 6 Maj, 2024

Enver Kolina është një biznesmen i suksesshëm në SHBA. Ai jeton prej vitesh në Dallas, por sot zotëron një sërë sipërmarrjesh, përfshirë restorante dhe markete. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai rrëfeu se u largua nga Plava e Malit të Zi dhe shkoi në SHBA në vitin 1988.

“E kam nisur prej zeros, duke larë enët. Më pas hapa një dyqan me ushqimet tona. Më pas hapa diçka me restorantet”, tha ai duke treguar se si nisi të përfshihej në biznes. Ai tha për gazetarët se për të shkuar në Amerikë ka kaluar nga kufiri i Meksikës, vend në të cilin sot ai ka blerë edhe një shtëpi.

Ndryshe njihet edhe si Tony Montana në Dallas. I pyetur se si e mori këtë pseudonim, ai tha se në fillim i thonin për shkak të ngjashmërisë me Tony Montanën. Mes të tjerash, ai tregoi se zotëron edhe një koleksion me makina të shtrenjta, të cilin ai e cilëson si një “minimuze personal” të tijin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!