Njihet si ikonë e modës, Kim Kardashian tregon se vajza 8-vjeçare e kritikon për veshjet e saj

schedule16:02 - 24 Mars, 2022

schedule 16:02 - 24 Mars, 2022

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, i ka ngjarë babait të saj kur bëhet fjalë për modën. Ylli i “Keeping With The Kardashians” ka zbuluar se fundmi gjatë Konferencës së Modës në Vogue se 8-vjeçarja shpesh “ankohet” për zgjedhjet stiluese që bën.

“North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që unë kam veshur. Ajo gjithmonë do të ankohet kur unë vesh shumë të zeza. Ditën e Shën Valentinit shkova te shkolla e saj me ngjyrë rozë nga koka te këmbët dhe u emocionua aq shumë sa pranoi dhe më përqafoi”, tha ajo.

“Ajo hapi pallton time dhe më tha ‘Mami, ti je ende veshur me të zeza”, tha Kardashian. Themeluesja e Skims ndan North dhe fëmijët e saj të tjerë, Saint, Chicago dhe Psalm me ish burrin Kanye ëest, me të cilin u divorcua pak javë më parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!