Njihet si “bima e rinisë”: ushqen, rigjeneron dhe kthen kolagjenin në lëkurë

schedule11:29 - 28 Maj, 2020

schedule 11:29 - 28 Maj, 2020

Në mjekësinë popullore, hithra është shumë e famshme për për aftësitë e saj për të trajtuar problemet të ndryshme shëndetësore. Disa nga vlerat kurative të kësaj bime janë:

Për lëkurën – Kjo për shkak se ka veti antibakteriale, ushqyese, pastruese dhe stimuluese. Hithra gjithashtu ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është i shkëlqyeshëm për në lëkurë të shëndetshme.

Veshkat – Meqenëse hithra është një diuretik i shkëlqyeshëm, ndihmon në detoksifikimin e veshkave. Shumë njerëz pijnë çaj hithre për të shmangur gurët në veshka.

Flokët – Hithra eliminon zbokthin, ndihmon kundër rënies së flokëve dhe i bën ato më të shndritshëm dhe më të fortë.

Problemet me qarkullimin e gjakut – Ndihmon për të kontrolluar kolesterolin e keq, pasi është i pasur me klorofil, i cili është shumë i mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut.

Diabeti – Hithra gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak. Kjo bimë gjithashtu eliminon viruset dhe infeksionet bakteriale, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe lufton aneminë, lodhjen dhe stresin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!