Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nji za, nji shpirt” që bashkon shqiptarët, Ermonela Jaho në Gjakovë më 15 nëntor

schedule12:00 - 6 Nëntor, 2025

schedule 12:00 - 6 Nëntor, 2025

Në qytetin e Gjakovës, më 15 nëntor, do të ngrihet sipari i Festivalit të Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit”, me një ngjarje që pritet të bëjë histori: sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të japë një shfaqje drithëruese me titullin “N’Gjakovë: Nji Za, Nji Shpirt”, në Pallatin “Asim Vokshi”.

Ky koncert konsiderohet si një ndër performancat më të veçanta që është dhënë ndonjëherë në trojet shqiptare, një ngjarje që bashkon artin, shpirtin dhe identitetin kombëtar.

“Kemi gjashtë muaj që merremi me përgatitjet dhe do të jetë një koncert që nuk është dhënë ndonjëherë në Shqipëri,” – tha Ermal Hasimja, politolog, pedagog dhe një nga organizatorët e festivalit.

“Jemi 12 persona që po punojmë me pasion dhe secili prej nesh është thelbësor për ta bërë këtë realitet.”

Hasimja rrëfen se Ermonela Jaho vendosi menjëherë ta mbajë koncertin në Gjakovë, pasi e vizitoi qytetin këtë verë dhe u mahnit nga atmosfera dhe mikpritja.

“Ermonelën e shoqërova në Gjakovë dhe ajo vendosi në çast se do të rikthehej për të dhënë koncert. Në Gjakovë po përpiqemi të bëjmë atë që duhej të ishte bërë në Tiranë,” – shton ai.

Përveç angazhimit në organizimin e festivalit, Ermal Hasimja sjell për publikun edhe romaninin e tij më të ri “E shkuara e pakryer”, fitues i çmimit si Proza më e Mirë në konkursin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”.

Romani, i bazuar në një histori të vërtetë familjare, përshkruan jetën e gjyshes së autorit, Melihasë, një grua gjakovare që u nda për gjysmë shekulli nga familja e saj pas burgosjes së bashkëshortit gjatë diktaturës komuniste.

“Kam qarë kur e kam shkruar librin,” – rrëfen Hasimja.

“Kam qarë kur mësova si i kishin burgosur vëllain gjyshes, apo kur e morën dhe e çuan në kufi, vetëm 300 metra larg familjes që s’e pa më kurrë.”

Për autorin, libri nuk është thjesht kujtim personal, por një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për t’i folur brezave të rinj për plagët e së shkuarës.

“Nuk dua të identifikohem si shkrimtar,” – thotë ai me modesti, – “por dua që kjo histori diktature të kuptohet dhe të ndjehet nga brezat e rinj.”

Në intervistë, Hasimja rrëfeu edhe një fakt të rrallë mbi origjinën e mbiemrit të tij.

Në kundërshtim me traditën shqiptare, mbiemri Hasimja nuk vjen nga një burrë, por nga një grua e fortë Hasimeja, që mori hakun për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe u kthye në figurë simbol të fisit.

“Në fisin tim, figura kryesore ka qenë gjithmonë gruaja. Djemtë e saj quheshin ‘djemtë e Hasimes’, dhe kështu mbeti mbiemri që mbartim sot me krenari.” – tha ai në studion e Abc së Mëngjesit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!