Stefan De Vrij dëshiron të qëndrojë tek Interi dhe nuk dëshiron të ulet në bisedime me asnjë ofertë të ardhur nga Arabia Saudite. Konfirmimin e gatishmërisë së mbrojtësit holandez për të vazhduar me zikaltërit erdhi nga agjenti i tij i cili sqaroi të gjithë situatën.
“Mund të konfirmoj se De Vrij ka marrë një ofertë jashtëzakonisht të madhe nga Arabia Saudite, por Stefan është shumë i lidhur me Interin, ai refuzoi ofertën saudite për zikaltërit.
Rinovimi me Interin? Jemi në zhvillime, po përcaktojmë gjërat dhe jemi optimist se do të gjejmë marrëveshjen e përbashkët”, është shprehur agjenti i mbrojtësit holandez.
De Vrij bëhet lojtari i dytë nga radhët e zikaltërve që refuzon ofertat faraonike nga Arabia Saudite, pasi më parë ishte Romelu Lukaku i cili e bëri një gjë të tillë, duke konfirmuar dëshirën e tij të madhe për të qëndruar përsëri te zikaltërit, madje është konfirmuar gjithashtu se belgu d otë futet vetë në negociata me Chelsea për ta bindur ta lërë të shkojë./h.ll/abcnews.al