Policia turke ka arrestuar një burrë në qytetin Diyarbakir pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë të bijën e mitur të bashkëshortes. Njerku u kap nga policia pasi mjekët zbuluan se 16-vjeçarja ishte shtatzënë. Fillimisht ajo i tha nënës së nuk ndjehej mirë dhe të dyja iu drejtuan spitalit, por më pas mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.
Sipas “Milliyet”, ky ka qenë momenti kur e mitura rrëfeu nënës së saj se abuzohej prej dy vitesh nga njerku i saj.
Fill pas rrëfimit, burri është kapur nga policia dhe tani do të akuzohet për abuzim me të mitur dhe abuzim me persona nën kujdestari. /abcnews.al