Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Ardit Hida, i cili akuzohet se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin. Trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg” për të riun.
Siç mëson gazetari Aldo Kozarja, Hida ka thënë në sallën e gjyqit se i ka goditur vëllezërit me thikë, pasi i ngacmonin motrën 14-vjeçare.
“I jepnin alkol dhe lëndënarkotike. Në momentin që i takova më ofenfuan rëndë, u kërkova të mos kishin kontankte me motrën time,” ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e së premtes së kaluar që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Lexo edhe: Një vajzë “molla e sherrit”, nëna e viktimës: Ajo është një rrotë kur*e, amaneti i fundit i djalit
Hida qëlloi me thikë në drejtim të vëllezërve Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që i plagosur mbeti vëllai i tij Mikel Kovaçi g.v/abcnews.al