Puna ka gjithmonë vështirësi, veçanërisht kur ke të bësh me kolegë, të cilët shkaktojnë vetëm mosmarrëveshje. Xhelozia, konkurrenca dhe gjërat e pashprehura mund të çojnë në keqkuptime, probleme ose, edhe më keq, në grindje.
Prandaj duhet të dini se nga cilët persona që ju rrethojnë të ruheni.
-Të lindurat në shenjën e Dashit mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Në fakt, ato kanë një konkurrencë të fortë dhe në punë duan të japin më të mirën, duke rrezikuar të errësojnë të tjerët. Pikërisht për këtë arsye shumicën e kohës ato zbatojnë strategji dhe nëse duan mund t’ju shkaktojnë shumë telashe.
-Pak a shumë ashtu si u ndodh atyre që kanë lindur nën shenjën e Luanit, synojnë promovime dhe njohje në zyrë, mbi të gjitha ato nuk janë të gatshme të heqin dorë derisa të arrijnë atë që duan. Më mirë të mos i pengoni dhe të mos i kundërshtoni.
-Vëmendje edhe për koleget e Gaforres. Në fakt, një fjalë e gabuar është e mjaftueshme për të krijuar tensione dhe armiqësi në zyrë që nuk do të zgjidhen derisa të ketë një sqarim ballë për ballë.
-Koleget më “me gjemba” me të cilat mund të përballesh janë pa dyshim ato që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Personalitetet e tyre të ndryshueshme dhe komplekse shpesh i bëjnë ato unike në punë. Ato mund të transformohen në aleate dhe të krijojnë një atmosferë të relaksuar kur të duan, por nëse janë të bindura se kanë të drejtë për diçka, mund të krijojnë shumë probleme, duke i shpallur luftë të gjithëve. Ato janë gjithashtu shumë të pavarura dhe nuk u pëlqen të punojnë në një ekip, një arsye më shumë për të “qëndruar larg” kur bëhet fjalë për garat ose promovimet./abcnews.al