Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kësaj faze të operacionit “Catch” që ka si objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar, kapën 2 shtetas të dënuar me burgim. Konkretisht: shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin M. K., 43 vjeç, të dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimit me burgim”. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të metejshme;
shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, vunë në pranga shtetasin A. B., 60 vjeç, të dënuar me rreth 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. / abcnews.al /


