Shënohen raste të reja me COVID 19 në qytetin e Elbasanit. ISHP konfirmoi sot dy raste të reja me koronavirus në këtë qytet, në të cilin prej disa ditësh nuk shënoheshin raste pozitive.
Burime të ABC News konfirmojnë se i infektuar është një 50 vjeçar që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë. Ndërsa personi tjetër i infektuar është një 85 vjeçar nga fshati Mengel.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se në shtëpinë e njërit prej të infektuarëve ka patur një ceremoni varrimi disa ditë më parë, cc’ka rrit dyshimet që numri i të prekurve të jetë më i madh.
Dy ditë më parë në Elbasan janë marrë 13 tampone nga të cilt dy kanë rezultuar pozitiv. Mbetet e paqartë se ku është infektuar 85 vjeçari dhe 50 vjeçari pasi janë të dy raste të veçuara.
Në qytetin e Elbasanit rezultojnë të infektuar aktualisht vetëm dy persona ndërsa 16 të tjerë janë shëruar nga COVID 19.