Plot 500 mijë sterlina ka dhuruar Gareth Bale për të luftuar pandeminë Koronavirus. Kjo shumë faraonike, ka shkuar në spitalin e Cardiff dhe për shoqatën e bamirësisë, “Vale Health”.
Gareth Bale ka lindur në Cardiff dhe këto para, do të shkojnë pikërisht për spitalin ku sulmuesi i Real Madrid ka lindur. Në këtë shumë të dhuruar, ka pasur ndikim edhe partnerja e Bale, Emma.
Kjo e fundit ka bërë shpeshherë bamirësi në Uells, por kjo shumë prej 500 mijë sterlinash, është me të vërtetë shumë e madhe dhe pritet të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në luftën ndaj COVID-19, që po përhapet në të gjithë botën./abcnews.al
Gareth Bale and his wife Emma have donated £500,000 to the Cardiff & Vale Health Charity.
The money will go toward the COVID-19 pandemic response at the hospital where the Real Madrid winger was born ? pic.twitter.com/UNk8RQG2bS
— B/R Football (@brfootball) April 22, 2020