Njerëzit vdesin pa dhimbje, Zvicra legalizon “makinën vetëvrasëse”

schedule15:06 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 15:06 - 10 Dhjetor, 2021

Zvicra ka legalizuar një “makinë vetëvrasëse” që lejon përdoruesit të vdesin pa dhimbje brenda 10 minutash.  “Sarco” në formë arkivoli,  aktivizohet nga brenda dhe gjithashtu ka një buton emergjence për të dalë, shkruan BBC

“Makina vetëvrasëse” është e mbushur me azot, duke ulur me shpejtësi nivelet e oksigjenit.   Pajisja e eutanazisë i siguron njerëzve një vdekje pa dhimbje duke shkaktuar hipoksi dhe hipokapni. Hipoksia është një gjendje në të cilën nuk ka furnizim me oksigjen në inde, ndërsa hipokapnia është një gjendje e dioksidit të karbonit të reduktuar në gjak, e cila çon në vdekje.

Projekti ka pasur reagime të shumta negative për shkak të metodës së përdorur. Drejtori i organizatës jofitimprurëse Exit International, Philip Nitschke, i cili krijoi makinën vetëvrasëse, shpreson që pajisja e eutanazisë do të jetë e disponueshme për përdorim në Zvicër vitin e ardhshëm, raporton abcnews.al

Sarco lejon përdoruesin të zgjedhë vendndodhjen e tij/saj të preferuar për një vdekje paqësore. Kapsula mund të shkëputet nga makina dhe më pas të shndërrohet në arkivol. Vetëvrasja e asistuar është e ligjshme në Zvicër.

Në vitin 2020, rreth 1,300 persona përdorën shërbimet e organizatave të eutanazisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!