Studiuesit zbuluan se njerëzit që flenë nëntë ose më shumë orë në natë kanë 23 përqind më shumë të ngjarë të kenë më vonë një goditje në tru sesa njerëzit që flenë më pak se tetë orë në natë.
Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit mbi 60 vjeç që morën një sy gjumë të rregullt të mesditës që zgjati më shumë se 90 minuta ishin 25 përqind më të rrezikuar të vuanin më vonë nga një goditje në tru në krahasim me njerëzit që morën një sy gjumë të rregullt por që zgjati vetëm një ose nuk fjetën fare.
Studimi,u botua në revistën Neurology, dhe përfshiu 31.750 njerëz në Kinë me një moshë mesatare 62 vjeç.
Njerëzit treguan se nuk kanë pasur shqetësime të tilla ose probleme të tjera të mëdha shëndetësore në fillimin e studimit.
Autori i studimit, Dr Xiaomin Zhang tha: “Më shumë kërkime janë të nevojshme për të kuptuar se si fjetja për një kohë të gjatë mund të jetë e lidhur me një rrezik nga goditjet në tru.
“Por studimet e mëparshme kanë treguar që ata që flenë gjumë kanë ndryshime të pafavorshme në nivelin e tyre të kolesterolit dhe rritjen e belit, që janë faktorë rreziku për goditje në tru.
“Përveç kësaj, gjumi mesditës dhe gjumi i natës ndikojnë në një mënyrë jetese joaktive, e cila është gjithashtu e lidhur me rritjen e rrezikut të goditjes në tru”.
Pjesëmarrësit e studimit u vëzhguan prej gjashtë vitesh, kohë gjatë së cilës pati 1.557 raste goditje në tru.
Pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me zakonet e tyre të gjumit dhe zgjimit.
Dr Xhang tha se gjumi i mesditës është i zakonshëm në Kinë. Tetë përqind e njerëzve morën një sy gjumë që zgjati më shumë se 90 minuta, ndërsa 24 përqind thanë se flinin nëntë ose më shumë orë gjatë natës.
Rezultatet treguan që ka edhe faktorë që mund të ndikojnë në rrezikun e goditjes në tru, përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe konsumimi i duhanit.
Njerëzit të cilët flenë gjumë më shumë kishin 85 përqind më shumë gjasa të kenë goditje në tru sesa ata që flinin më pak.
Studiuesit gjithashtu pyetën njerëzit se sa mirë ata flinin. Njerëzit që thanë se cilësia e tyre e gjumit ishte e dobët ishin 29 përqind më të rrezikuar të vuanin më vonë nga sulmet në tru sesa njerëzit që thonin se cilësia e tyre e gjumit ishte e mirë./abcnews.al