Princesha Kate dhe Dukesha Meghan morën pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth dhe siç pritej, mblodhën të gjithë blicat fotografik mbi to. Princesha e Uellsit zgjodhi një fustan të zi të sofistikuar të cilin e kombinoi me një gjerdan me perla që dikur i përkiste mbretëreshës Elizabeth. Kombinimin e saj e ka kompletuar me një kapele të zezë me vello, ndërsa flokët i ka mbledhur lart.
Dukesha e Sussex-it zgjodhi një fustan të zi me pelerinë, të cilin e bashkoi me doreza dhe një kapele mahnitëse. Për bizhuteri ajo zgjodhi vathët me diamant dhe perla që kishte marrë dhuratë nga mbretëresha.
Shumë fansa të familjes mbretërore britanike vunë re se princesha dhe dukesha ishin mjaft të ngjashme në pamje dhe kapelet e tyre ishin identike. Edhe pse kapela e Catherine Middleton kishte një fjongo mëndafshi rreth saj dhe një vello dhe ajo e Dukeshës së Sussex ishte më e thjeshtë, u komentua se ishte ajo prekje që i bëri ato të dukeshin edhe më shumë në lamtumirën e fundit me Mbretëreshën./abcnews.al